back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme“Dridhet” koalicioni VV- LDK: Partia e Isa Mustafës po e shqyrton edhe...

“Dridhet” koalicioni VV- LDK: Partia e Isa Mustafës po e shqyrton edhe mundësinë e largimit nga Qeveria nëse nuk hiqet taksa

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Nëse kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk do të dëgjojë liderin e LDK-së, Isa Mustafa që taksa ndaj mallrave serbe të hiqet pa asnjë kusht dhe atë sa më shpejt, ashtu siç edhe ka kërkuar Richard Grenell, atëherë koalicioni i ka ditët e numëruara.

Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh që lideri i LDK-së, Isa Mustafa është mjaft i shqetësuar me qëndrimin e kryeministrit, i cili nuk po i dëgjon këshillat e SHBA-ve.

“Në rast se kryeministri Kurti nuk e heq taksën, atëherë LDK seriozisht do ta shqyrtojë mundësinë që të largohet nga Qeveria, me arsyetimin se ky subjekt politik, assesi nuk do të lejoj prishjen e marrëdhineve të Kosovës me aleatin kryesor- SHBA-të”, kanë thënë burime të Gazetës.

Madje sipas këtyre burimeve është vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa i cili në takime me kryesinë e ngushtë ka marrë shembull Rambujen, se si liderët e partive politike por edhe ata që janë në koalicion duhet të bëhen bashkë e që fjala mos t`i kthehet amerikanëve.

“Shpejt pritet të ketë edhe një reagim, nga emsiari i Trump, Grenel për taskën e që do të jenë fatale për qeverinë aktuale, e kjo LDK-së po i pengon fortë”, kanë thënë burime të Gazetës Blic.

LDK pritet që shumë shpejt të dalë edhe me një qëndirm për taksën, por fillimisht është duke pritur zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit për taksën 100%.

Gjatë ditës së djeshme lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Kurti, që taksa të hiqet pjesërisht. Ai ka kërkuar që menjehërë të hiqet taksa.

Reagimi i plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar qytetarë

Që nga fillimi jam shprehur haptas, ndoshta ndër të vetmit, se tarifa së pari 10 përqind e pastaj 100 përqind, e caktuar nga Qeveria Haradinaj, nuk kishte arsyetim ekonomik por ishte vënë për tu mbrojtur nga dështimet, sidomos në politikën e jashtme.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, i dha tarifës dimension të kushtëzimit të dialogut. Prandaj kur doli në pah mundësia e pazareve me territorin ndërmjet dy presidentëve, atij të Serbise dhe të Kosovës, tarifa rrëshqiti në levën e pengimit të këtij dialogu të dëmshëm. Atëherë e kam përkrahur ish Kryeministrin Haradinaj për vazhdimin e tarifës.

Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar të Komisionit Evropian dhe sidomos pas angazhimit shumë aktiv të SHBA-ve me përfaqësuesin special të Presidentit Trump, ambasadorin Grenell, tarifa objejtivisht mbetet vetëm si relikt, i cili po i shërben Serbisë të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare dhe disave në Kosovë si mjet i vetëm i një kauze të paqendrueshme politike.

Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës.
Por, shumicës dërmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës.
Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do ti japë përkrahje Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti të hiqet tarifa.
Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të.

Nuk jam i sigurt që dikush nga grupet parlamentare ose deputetët e Kuvendit apo qeveritarët ta kenë gjetur një partner më të fortë, më meritor dhe më të përkushtuar sesa SHBA-të për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës. E as një rrugë më me perspektivë se ajo e integrimit evropian dhe euroatlantik.
Nëse dikush luhatet, LDK, deputetët e saj dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me besim e bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri ynë strategjik SHBA, por se jemi të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës.

Në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, LDK mbetet e përkushtuar për aplikimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që Qeveria e akordon me SHBA-të dhe BE-në. IM

Të Fundit

Sport

ShowBiz