back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrensa, banorët ndalin punimet në rregullimin e kanalizimit

Drensa, banorët ndalin punimet në rregullimin e kanalizimit

Të ngjajshme

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Drejtoria për Infrastrukturë Lokale, njofton se punimet për rregullimin e kanalizimit fekal në fshatin Abri e Epërme, përkatësisht në lagjen Hajdari dhe Muliqi është duke vazhduar, ndërsa ne lagjen Deliu për shkak të pengesave nga ana e disa banorëve të kësaj lagje, punimet janë ndërprerë përkohësisht.

Arsyeja e ndërprerjes së punimeve në realizimin e këtij projekti, është se njëri nga banorët e kësaj lagje, ka kushtëzuar menaxherin e projektit për zgjatjen e projektit edhe për 1000 metra, dhe si rezultat i mos marrëveshjes në mes banorëve të kësaj lagje, punimet janë ndërprerë, pasi që nuk ka mundësi të realizohet kërkesa e tyre, sepse gjatësia e shtrirjes së kanalizimit është e limituar sipas projektit. Pengesa ne këtë lagje ne shtrirjen e projektit të kanalizimit ka edhe të natyrës pronësore.

Kërkesa e banorëve të lagjes Deliu dhe lagjeve tjera për zgjatjen e këtij projekti do të shikohet që në fazën e dytë të projektit të plotësohen kërkesat e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz