Kryetari i Drenasit, Ramiz Ladrovci, ka pritur sot në një takim, asambleistin e Drenasit, Xhavit Drenorit.
Drenori ka thënë se është takuar me Lladrovcin për t’i uruar rizgjedhjen në krye të Drenasit, si dhe i ka bërë me dije, se Vizioni për Drenasin nuk do marrim pjesë në ekipen qeverisëse të kryetarit Lladrovci por do vazhdojmë përfaqësimin e qytetarëve në asamblenë komunale, aty ku kemi marrë tri mandate.
Njoftimi i Drenorit:
Miq dhe përkrahës të Vizionit për Drenasin,
edhe njëherë ju falenderojmë për mbështetjën që na dhat në zgjedhjet e 22 tetorit. Falë saj ne u renditem në garën për kryetar dhe asamblenë komunale në poziten e tretë.
Fatkeqësisht gjatë fushates elektorale neve si subjekt garues na etiketuan ne publik se gjoja kishim marrëveshje paraprake për qeverisje me njërin apo tjetrin kandidat. Ky etiketim i ulët pa dyshim që na demtoj në teren.
Sot isha në një takim me z. Lladrovci, kryetarin e ri zgjedhur, të cilit i urova mandatin dhe i komunikova qendrimin e Vizionit për Drenasin dhe timin personal se ne, Vizioni për Drenasin, nuk do marrim pjesë në ekipen qeverisëse të kryetarit Lladrovci por do vazhdojmë përfaqësimin e qytetarëve në asamblenë komunale, aty ku kemi marrë tri mandate.
Arsyeja bazike qendron në faktin se fuqia jonë politike qe morem me 22 tetor nuk është e mjaftueshme për të marrë përgjegjësi qeverisëse.
Megjithatë, ne Vizioni për Drenasin, mbesim të përkushtuar të mbështesim çdo vendim të mirë dhe të drejtë pa kurfarë „pazari“ dhe e kundërta për vendime të gabuara.
Zotit Lladrovci i urojmë shëndet dhe punë të mbarë në udhëheqjen e komunës së Drenasit për katër vitet e ardhme, ndërsa e këshillojmë të jet i kujdesshëm karshi asamblesë komunale, për shkak se në këtë legjislaturë shumica e mandatetëve i takon grupeve tjera politike (PDK-ja është me rreth 45% te mandateve).