BallinaRegjionaleDrenasDrenori publikon fotografi të rrugëve të pashtruara në qendër të Drenasit (FOTO)

Drenori publikon fotografi të rrugëve të pashtruara në qendër të Drenasit (FOTO)

Të ngjajshme

Asambleisti i KK të Drenasit, Xhavit Drenori, po vazhdon me aktivitetet e tij nëpër teren, duke publikuar problemet me të cilat ballafaqohen banorët e Drenasit, përcjell Drenicapress.

Sot Drenori nuk kishte dal jashtë qytetit, pasi sipas tij në qendër të drenasit ka gjetur rrugë të pashtruar që paraqesin vështirësi për banorët.

Lexojeni shkrimin e Drenorit të shoqëruara me disa fotografi:

Kjo rrugë nuk është në ndonje fshat të thellë rural por ne qender të Drenasit.

Është fjala për rrugën “Mustafë Qorri” në lagjen Drenasi 1, e cila edhe në vitin 2017 të kujton kohen e paraluftes kur për mirëmbajtjen e rrugëve përkujdeseshin vetë banorët sepse taksat e tyre të paguara shtetit shkonin “për Beograd”.

Këta banorë tymin dhe pluhurin e Feronikelit janë të parët që e “shijojnë”.
E në vend që të kompenzoheshin për dëmet që ju shkaktohen në mjedis, ata nga taksat e tyre as investimin me të nevojshem nuk e pranuan nga komuna jonë.

Me bashkëpunëtorin tim, Avni Miftari, levizem nëpër rrugën në shoqërim të banorit të lagjes Qorri, i cili na njoftoj se disa shtëpi të vëllëzerve Qorri për në qytet nuk mund ta shfrytëzojnë të njëjtën rrugë, për shkak se komuna jonë po i ndertonte rrugicat tjera pa prioritet (madje shumë nga to rrugica pa krye mëqe, sipas tyre drejtor i caktuar i komunës i ka favorizuar familjarë dhe miq të tij).

Edhe segmenti i shkurtër i rrugës që ishte ndërtuar para dy viteve me kubëza, ishte jashtë çdo standardi, madje banorët e kësaj rruge thanë se nuk e di si është paguar punëkryesi atë kohë kur komisionet komunale nuk e kishin pranuar punimet!

Me qeverisjen e #VizioninPërDrenasin nuk do ngelën rrugë pa u asfaltu dhe rrugica me kubëza brenda një mandati qeverisës, madje me cilësinë e nevojshme./Drenicapress/

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz