Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori, ka shkruar se në Kosovë ka ndodh vetëm një rotacion qeverisës, atë në vitin 2007 dhe se PDK-ja tani si humbëse e këtyre zgjedhjeve po e pengon një rotacion tjetër, i cili është tepër demokratik.
Ndër të tjera Drenori ka shkruar se nëse PAN nuk arrin të formojë qeverinë dhe nëse presidenti nuk i jep mandatin Vetëvendosjes, do të jem ndër të parët që do të dalë në protesta
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Drenorit
Samuel Huntington: konsolidimi i demokracisë – “pas dy rrotacione qeverisjesh”!
Në Kosovë ka ndodhur vetëm një i tillë!
Njëri ndër definimet minimaliste të konsolidimit të demokracisë është edhe ai i politologut të njohur amerikan (tashmë i ndjerë) Samuel Huntington .
Pra, nëse kemi “dy herë rrotacione qeverisjesh” në mënyrë demokratike, Huntigton mendon se është arritur një shkallë e kënaqshme e konsolidimit të demokracisë.
Çka po ndodhë sot në Kosovë?
Në vitin 2007 kishim një rrotacion qeverisës. Ai rrotacion u realizua fer dhe në mënyrë demokratike. (Atë botë PDK-ja kishte dalë forca e parë politike dhe partitë që kishin qeverisur deri në atë kohë, më pas kaluan në opozitë).
Në vitin 2017 (10 vitë pas) PDK-ja si humbësja e zgjedhjeve (individualisht si parti nga pozita e parë ka rënë në të tretën), përmes mekaizmit të presidetnit (i përzgjedhur nga kjo parti), dëshiron më çdo kusht të pengoj rrotacionin qeverisës të cilin e dëshiruan qytatrët me vullnetin e tyre përmes procesit elektoral.
Pra, praktikisht me veprimet e saj PDK-ja (përmes presidentit) po pengon një proces tepër demokratik, atë të rrotacionit qeverisës.
Dhe kjo gjë nuk guxon të lejohet, prandaj nëse PAN nuk arrin të formojë qeverinë dhe presidenti nuk i jep mundësinë Vetëvendosjes, atëherë do jem ndër të parët që do të dal në protesta!
Rregullat demokratike duhet të respektohen nga secili nga ne, pa përjashtim!