back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenori nga Gjermania premton zyre për qytetarët e Drenasit

Drenori nga Gjermania premton zyre për qytetarët e Drenasit

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur...


Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori, është duke qëndruar për një vizitë në dy ditore në Bundestagun Gjerman.

Përmes një postimi në facebook, Drenori ka bërë një premtim për qytetarët e Drenasit dhe më gjerë, se me marrjen e mandatit prej deputeti, që në muajin e dytë do të hapi një zyre për qytetarët e Drenast.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Drenorit

Deputeti duhet të këtë zyrë funksionale afër qytetarëve gjatë gjithë mandatit përfaqësues.

KY ËSHTË PREMTIMI IM PËR TË GJITHË QYTETARËT E KOMUNËS SË DRENASIT DHE ME GJËRË.

Gjatë qendrimit tim dy ditor në Berlin, në kuadër të takimit vjetor të alumnis të programit IPS (bursa që ofron Bundestagu Gjerman), pata kënaqësinë të takoj deputetin socialdemokrat, z. Manfred Zöllmer, në zyren e të cilit kisha absolvuar një praktikë parlamentare për pesë muaj në vitin 2008.

E njoftova rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rreth përgjegjësisë se re që po kërkoj nga qytetarët.

U inkurajova të vazhdoj rrugën time të vështirë por të nevojshme në forcimin e demokracisë në Drenas dhe Kosovë.

Transparenca dhe përgjegjësia politike mbeten berthama e angazhimit tim në politik.

E njoftova z. Zöllmer se me marrjen e mandatit prej deputeti, që në mujin e dytë do te hapi një zyrë për qytetarë në Drenas dhe përmes saj do jem ne kontakt të vazhdueshem me qytetarët, model ky që e kishte bërë për 15 vite me radhe z. Zöllmer në qytetin e tij.

Jam gati për përgjegjësi të re…

Të Fundit

Sport

ShowBiz