back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenori-Lladrovcit: Reago ose je kryekëput i involvuar në këtë rast korruptiv! (FOTO)

Drenori-Lladrovcit: Reago ose je kryekëput i involvuar në këtë rast korruptiv! (FOTO)

Të ngjajshme

Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në intervistën dhënë...

E bëri shqiponjën pas fitores, sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi

Një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në...

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një...

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...
- Advertisement -

Asambleisti i VV-së, Sokol Bylykbashi, ka bërë fotografi në një rrugë të Tërstenikut dhe ku shihet se si rruga ka filluar të prishet. Rrugë kjo që është asfaltuar pak muaj më parë, shkruan Drenicapress.

Ka reaguar edhe Xhavit Drenori, asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit, i cili ka thënë se kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duhet të veprojë shumë shpejt për të gjetur shkaqet sesi ka filluar të prishet kaq shpejt kjo rrugë, e shtruar me mjetet e taksapaguesëve të Drenasit.

Reagimi i Drenorit:

Krejt normale, nuk është nën përgjegjësinë ligjore të Kryetarit të Komunës me i kontrollu me “kazmë” të gjitha rrugët gjatë ndërtimit! (Foto 4. Përgjegjësitë e Kryetarit sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale).

Ama, është nën përgjegjësinë e tij me i thirrë para përgjegjësisë dy komisionet komunale (komisionin mbikqyrës dhe komisionin e pranimit teknik) si dhe Operatorin ekonomik për shkak të mashtrimit gjatë realizimit të këtij projekti.

E nëse këtë nuk e bën, atëherë Kryetari është kryekëput i involvuar në rast korruptiv (keqpërdorim i pozitës zyrtare për shkak të mos veprimit).

Megjithse, “Zoti nuk rrëhët”, që kur e hoqen “shtyllen e fatit” nga kjo rrugë, e kam ditë që diçka e keqe do të ndodhë!

Përndryshe kjo rrugë është ndërtuar nga fillimi para disa muajsh në lagjen Cakaj në Tërstenik.

PS.: Nesër do kërkoj zyrtarisht qasje në të gjithë dokumentacionin rreth këtij projekti dhe nëse nuk rindertohet rruga sipas paramasave, i pret një kallëzim penal të gjithë zyrtarët komunal të përfshirë në mbikqyrje dhe pranim teknik të punimeve, si dhe kundër Kryetarit Lladrovci për mos veprim kundër dëmit qe i është bërë buxhetit komunal me ndërtimin fallco të rrugës.

Fotografia e Xhavit Drenori

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz