back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenori - Lladrovcit: Kjo që e bëtë ju nuk praktikohet as në...

Drenori – Lladrovcit: Kjo që e bëtë ju nuk praktikohet as në Korenë e Veriut (Dokument)

Të ngjajshme

Xhavit Drenori ka kritikuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, për mos transparencë për çështjen e buxhetit.

“Për buxhetin komunal (në vlerë mbi 14 milion euro) debatohet dhe miratohet për 30 minuta, pa opozitën dhe pa media. Për Zotin shembull të tillë as në Korenë e Veriut nuk gjen”, shkruan ndër të tjera Drenori

Më poshtë gjeni postimi e plotë të Xhavit Drenorit.

Demokracia në Drenas ka marrë teposhtëzen më të madhe me kryetarin Lladrovci.

Paradhësit e tij ndoshta keqpërdorën më shumë se ky me pozitën zyrtare por nuk përjashtuan opozitën nga proceset.

Hedhnjani një sy ju lutem këtij procesverbali nga mbledhja e kuvendit të komunës së muajit shtator të vitit të kaluar dhe mund të konstatoni kah po katandiset komuna jonë.

Për buxhetin komunal (në vlerë mbi 14 milion euro) debatohet dhe miratohet për 30 minuta, pa opozitën dhe pa media.

Për Zotin shembull të tillë as në Korenë e Veriut nuk gjen.

Drenasi është në rrezik të vërtetë nga kombinimi i paditurisë (analfabetizmit) dhe diktaturës!

Image may contain: text

- Advertisement -

Të Fundit