back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenori, kryetarëve të fshatrave: "Hapni sytë" se ky është vit zgjedhor

Drenori, kryetarëve të fshatrave: “Hapni sytë” se ky është vit zgjedhor

Të ngjajshme

I jashtëzakonshëm Haaland, City “zhytë” Unitedin në “Etihad”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Besfort Zeneli shënoi supergol në barazimin e Elfsborgut

Skuadra e Elsfsborgut ka barazuar 2:2 ndaj Malmo FF...

Zeqiri akuzon Listën Serbe për manipulim të fëmijëve në fushatë zgjedhore

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka akuzuar Listën...

Legjenda e boksit britanik, Ricky Hatton vdes në moshën 46-vjeçare

Legjenda britanike e boksit, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë...

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

Artisti i njohur, 2Ton e ka gati projektin e...

Asamblisti i Kuvendit Komunal, Xhavit Drenori, që në zgjedhjet e ardhshme lokale do të garoi me iniciativën qytetare “Vizioni për Drenasin” u ka bërë thirrje të gjithë kryetarëve të fshatrave që këtë kohë të jenë “sy katër” për shkak se komuna në prag të zgjedhjeve ndezë makinerinë për të bërë investime në infrastrukturë dhe ata të jenë të gatshëm t’i inspektojnë punimet.

 Statusi i Drenorit i plotë:

Është vit zgjedhor dhe makineri ndërtuese të rrugëve, kanalizimeve dhe projekteve tjera do të hasim shumë në lokacione të ndryshme të komunës sonë, prandaj kërkohet aktivizim masiv i përfaqësuesve të bashkësive lokale në monitorim të punimeve.

Mos të harrojmë, i gjithë ky investim bëhët me para të taksave tona.

Domosdoshmërisht kërkohet t’i bëjmë “sytë katër” që t’i ruajmë paratë tona.

Në fshatin Dritan (ish Dobroshec) sot Administratori i fshatit monitoroj nga afër matjet e fundit para asfaltimit të rrugës në degët, lagjia Ademi dhe lagjia Shehu/Xhota.

Rezultatet e matjeve na sigurojnë se rruga që po ndërtohet do t’i përballoj kohës në mënyrë optimale.

Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga Administratorët e të gjitha lokacioneve tjera të konunës sonë.

Na njoftoni ju lutem nëse ju duhet asistencë edhe nga Komisioni për monitorimin e projekteve.

Së shpejti do ju shpërndajmë edhe paramasat e projekteve për secilin projekt që do të realizohet në lokacionet e Juaja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz