Drenori komenton Demarkacionin

Kandidati i pavarur në zgjedhjet e Drenasit, Xhavit Drenori ka komentuar Demarkacionin.
Ai bën një pyetje komisionit qeveritar për matjen e territorit se si dolën 10 mijë e 905 kilometra katror, kur gjithmonë është ditur se Kosova ka 10 mijë e 887 kilometra katror?
Statusi:
Rreth DEMARKACIONIT me Malin e Zi
Ne në shkollë patëm mësuar që Kosova ka 10887 km2 (kilomtera katrorë).
Rreth 2500 km2 thuhet që humbëm me Debelldenë, me Maqedoni.

Lexo edheVV nuk e mbështetë iniciativën e Thaçit për Ushtrinë e Kosovës
Tani, gjithashtu po thuhet që po humbim disa mijëra kilometra katrorë tokë me Malin e Zi.
Pyetja është: si i dolen komisionit qeveritar 10905 km2 ?
Me gjasë në marrëveshje me Edi Ramen, komisioni qeveritar gjatë matjes ka hyrë kogja mirë në territorin e shtetit amë!
PS.: Është e pa pranueshme të falet territor i Kosovës për liberalizimin e vizave.














