Xhavit Drenori ka ftuar të rinjët që janë të interesuar për të aplikuar për bursa në Bundestagun gjerman.
Programi i financuar nga Bundestagu gjerman dhe realizuar në bashkëpunim me Freie Universität Berlin, Humboldt Universität zu Berlin dhe Technische Universität u jep mundësinë 120 pjesëmarrësve të kualifikuar dhe politikisht të interesuar nga 41 vende të përjetojnë sistemin parlamentar të qeverisjes së Republikës Federale të Gjermanisë dhe mësimet e nxjerra ti zbatojnë në vendet e tyre. Bundestagu gjerman më shumë se 30 vjet është duke kontribuar në forcimin e zhvillimit demokratik me anë të programit IPSku deri më tani janë mbi 2500 pjesëmarrës.
Bursa
Pjesëmarrësit, të cilët kanë marrë një diplomë (minimumi bachelor) dhe të cilët posedojnë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane do të marrin nga fondi i Bundestagut një bursë mujore, e cila aktualisht është 500 euro. Bursa mbulon shpenzimet e akomodimit gjithashtu edhe shpenzimet e rrugës deri në dhe nga Berlini, sigurimin shëndetësor, apo sigurim në rast aksidenti. Pjesëmarrësit gjatë semestrit veror janë të regjistruar në Humboldt Universität zu Berlin.
Gjatë këtij qëndrimi bursistët do të absolvojnë një praktikë tre-mujore në zyrën e njërit/njëres prej deputetëve të Bundestagut. Gjatë semestrit veror ju do të keni mundësi t’i ndiqni deri në dy ligjerata në Humboldt Universität zu Berlin apo në njëren nga universitetet tjera në Berlin. Poashtu do të merrni pjesë në gjithësej tre ligjerata nga tre universitetet e Berlinit, të cilat do të mbahen në hapësirat e Bundestagut gjerman. Është paraparë një vizitë në zonën elektorale të pjesëtarit përkatës të Bundestagut gjerman.
Kushtet për aplikim
Kandidatët duhet të kenë nënshtetësinë kosovare (mund të aplikojnë edhe kandidatet me dy shtetësi)
Duhet t’i kenë përfunduar studimet universitare (të posedojnë diplomë në gradën B.A., B.S.,
master/magjistraturë, të kenë dhënë provimin shtetëror ose të kenë marrë doktoratën). Përfundimi e një shkolle të lartë profesionale nuk mjafton. (Vërtetimi mbi përfundimin e studimeve mund të dorëzohet
edhe deri më 31 dhjetor)
Duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (niveli B2)
Duhet të kenë njohuri rreth politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane
Duhet të jenë më të ri se 30 vjeç në kohën kur fillon programi