back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDrenori - Kadri Veselit: Çelësin e Tiranës e ka marrë edhe një...

Drenori – Kadri Veselit: Çelësin e Tiranës e ka marrë edhe një këngëtar serb që motivonte serbët për luftëra në Kosovë!

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryeparlamentari Kadri Veseli po qëndorn për një vizitë dy ditore në Shqipëri ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Gjatë ditë së sotme Veseli ka pranuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, “Çelësin e Tiranës”, një çmim nderi nga kryeqyteti shqiptar.

Por sipas Xhavit Drenorit, bashkëpartiak i Veselit, kryeparlamentari Veseli është dashur të kërkoj sqarime rreth kritereve për t’u pajisur me këtë çmim ngase vite me parë me këtë çmim është nderuar edhe një këngëtar serb.

“Besoj që z. Veseli do duhej të kërkonte sqarime rreth kritereve për tu “paisur” me çelësin e Tiranës para se ta pranonte atë nga kryebashkiaku i Tiranës, z. Veliu.”

“Me të njëjtin Titull (çelësin e Tiranës), z. Rama, ish- kryebashkiak i Tiranës kishte “nderuar” në vitin 2006 edhe një këngëtar serb, Goran Bregoviç, i cili në të kaluarën u kishte kënduar nacionalistëve serb duke i motivuar ata për spastrime etnike në luftërat e fundit në ish Jugosllavi”, ka shkruar Drenori në llogarinë  etij në Facebook./Drenicapress.info/

Fotografia e Xhavit Drenori

Të Fundit

Sport

ShowBiz