Drenori ka një porosi për Komandantët, Deputetët dhe Anëtarët e kryesisë së PDK-së

Shkruan Xhavit Drenori
Të nderuar Komandantë, Deputetë dhe Anëtarë të kryesisë së PDK-së.
Me gjithë respektin për të gjithë, por presioni i këtyre dy ditëve të fundit, më shtyri të ju drejtohem publikisht.
Nuk kam kohë për asnjë takim të vetëm në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet kandidatit të nominuar nga PDK-ja në Drenas dhe mua.
Takimi ynë i radhës me çdo njërin nga Ju do jetë i mundshëm pas 4. Dhjetorit.
Besoj që kishim kohën e mjaftueshme për debat të mirëfilltë rreth kahjes tjetër të qeverisjes lokale në Drenas, kahje kjo të cilën e kisha studiuar në hollësi dhe që është në përputhje të plotë me interesat e qytetarëve të Drenasit.
Isha shumë i gatshem që me gjithë kapacitetin tim të ndihmoj PDK-në që para se të përzgjedhim kandidatin për Kryetar (post ky që unë personalisht nuk isha shumë i interesuar ta marr në këtë më pak se gjysëm mandat), por Ju kurrë nuk reflektuat.
Ju drejtova kërkesa edhe zyrtare për këtë debat, por nuk u përgjigjet.
Nuk po kuptoj çka është tani gjithë kjo këmbngulje!
UNË NUK JAM NJERI I PAZAREVE TË MOMENTIT TË FUNDIT.
Prandaj koncentronu ju lutem t’i ndihmoni kandidatit Tuaj sepse ka shumë nevojë dhe më leni mua rehat në rrugën time.

Lexo edheQytetarët e Drenasit para një sfide të madhe
Unë kam PRINCIPE dhe ato kanë bazën nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Drenasit. Jashtë principeve të mia nuk dal.
Është koha e fundit që të “pastrojmë” arsimin në Drenas nga nepotizmi dhe familjarizmi.
Është koha e fundit që disa nga Ju të hiqni dorë nga uzorpimi i pronave komunale dhe atë pasuri t’ua kthejmë qytetarëve të Drenasit.
Është koha e fundit që investimet kapitale në teren të bëhën cilësore, ashtu siç parashihen në paramasa dhe tender.
Është koha e fundit që projektet në teren ti realizojnë operatorë ekonomik profesional e jo të familjarëve të Juaj.
Janë këto vetëm disa çështje nga një set i gjërë që na dallojnë, prandaj deri me 4. Dhjetor i kemi rrugët e ndara politike.
PS.: edhe një çështje – nesë mendoni që me kandidatin që e nominuat (e sollët në mënyrën më jo demokratike dhe personin më jo adekuat të mundshëm) për t’ju ruajtur biznesët e pista në prona komunale në Drenas, keni kalkuluar gabim, sepse të gjithë i pret fati i rasteve si ai i MMPH-së, rasti i stacionit të autobusëve e rasteve tjera korruptive që tashmë presin drejtësinë nga organet përgjegjëse.
FATIN E QYTETARËVE NUK GUXOJMË TA LIDHIM NË ASNJË MËNYRË ME FATIN E PARTISË.
(Autori është asambelist i PDK-së në Asamblenë Komunale të Drenasit. Së fundi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Drenasit)














