back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenori-Elezit të VV-së: Sa pare ti lypen për ndërtesen "Pallati Lumi"?

Drenori-Elezit të VV-së: Sa pare ti lypen për ndërtesen “Pallati Lumi”?

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Pas shkarkimit nga detyra e Drejtorit të DKA-së muaj më parë, tani largimi nga qeverisja lokale edhe e Drejtorit të Urbazmit dhe Planifikimit Hapësinor, për asambleistin Xhavit Drenorin, përbënë lajm të mrekullueshem për Drenasin dhe qytetarët duher zier hallve, shkruan Drenicapress.

Kryetari i Lëvizjes VetëVendosje nga Drenasi, Shemsi Elezi, i ka dërguar një porosi Drenorit. “Më nis me hangër hallve sa herë që ndërrohen drejtorët e zyrtarët në Komunën e Drenasit, besoj që të zënë. Andaj, lë hallven kur do bie Qeveria e më të PDK do të pushoj me vite të tëra. Prandaj, kujdes Drenor se edhe nëse konsumon shumë hallve të rritet sheqeri”, ka thënë Elezi.

Fotografia e Shemsi Elezi

Foto:Shemsi Elezi, kryetar i VV-së-Drenas

Nuk ka vonur dhe ka ardhë reagimi i Xhavit Drenorit, i cili e ka falënderuar për këshillën, por edhe i ka bërë një pyetje kryetarit të VV-së në Drenas.

“Faleminderit për këshillen Shemi. Në fakt e marr seriozisht sepse ju keni pastiqeri dhe e dini receptin saktë se si bahet hallva. E per drejtori, kur do me kallzu sa pare ti lypen për ndërtesen “pallati Lumi”? Kallxo në qet harq”, ka thënë Drenori.

E menjëhershëm ka qenë dhe përgjigjja e Shemsi Elezit, i cili ka thënë se ai nuk ka paguar asnjëherë probleme që përmes paras të kryej punë.

“Përshëndetje Drenor! Nuk kam pas asnjëherë probleme që përmes parasë të kryej punë. Nuk mundem me hy në hak për korrupsion sa i përket kësaj qështje edhe sikur të kishte do të bëja padi. E tëra ishte humbja me vite për realizimin e të drejtave të mia para së të kërkoja leje ndërtimore”, ka sqaruar Elezi./Drenicapress.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz