BallinaLajmeDrenicasi që e ruante përmendoren e Skënderbeut, i jep ultimatum shtetit

Drenicasi që e ruante përmendoren e Skënderbeut, i jep ultimatum shtetit

Të ngjajshme

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të...

Kastriot Berishaj nga Polaci i Skenderajt, i cili u bë i njohur për publikun për idenë e tij jo të zakontë për krijimin e një feje të re, tani i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës.

Kastriot Berishaj, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, kishte paguar nga buxheti i tij familjar 4 persona për të qëndruar si roje nderi përpara statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit me një pagë mujore prej 400 eurosh.

Ditë më parë, Berishaj është deklaruar për Gazetën Express, se është duke punuar drejt krijimit të një feje të re, e cila do të quhet “Feja e Shqiptarizmit”. Një deklaratë e tillë ka ngritur polemika të mëdha, dhe komente të shumta.

Ai kësaj radhe i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të gjitha institucioneve shtetërore që të korrigjojnë gabimet e veta, dhe ta angazhojnë Gardën e Nderit të Republikës së Kosovës, ta nderojnë heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, siç e ka nderuar Garda e Nderit që i ka paguar ai. /GazetaExpress/

Drenicasi që e ruante përmendoren e Skënderbeut, i jep ultimatum shtetit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz