Famën e tij artistike e arriti veçmas si “Drenicaku” i serialit “O Sa Mirë”.
Por ai në jetën e përditshme ka disa lidhje me Drenicën me këtë pjesë të Kosovës. Veç kënaqësisë që jeton, kur njerëzit i drejtohen “Drenicë”, Hakiu i serialit “O Sa Mirë”, aktori i mirënjohur z.Jeton Zogjani për të rinjtë e Qendrës Rinore Publike të Skenderajt, ka treguar se si ndjehet mirë me rolin që i është besuar në serial, transmeton portali Drenica Press.
Aktori, origjina e të cilit është nga Fushë Kosova, me ftesë te kordinatorit të Qendrës Rinore, Arben Veliu ka ardhur me një rrëfim të këndshëm rreth jetës private e asaj profesionale, duke u ndjerë si Drenicas në mesin e Drenicasve.
Ndër të tjerat diskutuam rreth temës “Paragjykimet” ku Jetoni shpeshherë në rolin e tij paragjykohet.
Për te diskutuar rreth kësaj teme ishin disa të rinjë te qendrës, profesionist të fushës, duke kontribuar secili nga ta.
Ai mes tjerash ka folur për familjen, aktrimin, angazhimin në televizionin e tij privat e aktivitetet e shpeshta./DrenicaPress/