Drenicaku 16-vjeçar i Barcelonës po krahasohet me Iniestën

“Në fillim mendova se po bënin shaka. Por e pashë se ishte e vërtetë dhe isha shumë i lumtur. Jam krenar që jam në gjendje të luaj për Kosovën”, ka thënë Kabashi për “Barca TV” kur u pyet për ftesën e marrë nga Kosova. Ai është në formacion për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, kundër Kroacisë dhe Ukrainës, shkruan sot Koha Ditore.
Labinot Kabashi po e pëlqen jetën. Në moshën 16-vjeçare, mesfushori i ri i Barcelonës është ftuar për të luajtur për Kosovën këtë javë. Por shumë tifozë të Barcelonës do të mundë të pyesin se kush është ky reprezentues i radhës që po del nga akademia e famshme La Masia.
Storia është mjaft interesante. Kabashi është lindur në Finlandë, ndërsa familja e tij ishte shpërngulur nga Kosova për t’i ikur pastrimit etnik të shqiptarëve nga forcat serbe.
Lexo edheYlli i futbollit shqiptar në foto me trajnerin e Drenicës (foto)
Territori kontrollohej nga Serbia atëbotë, por që nga viti 2008 Kosova ka shpallur pavarësinë dhe vendi ka zhvilluar ndeshjen e parë si anëtare e FIFA-s në qershor kundër Ishujve Faroe.
FIFA u dha leje të veçanta disa lojtarëve për të përfaqësuar Kosovën, ndonëse ata kishin luajtur më herët me përfaqësuese të tjera, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po ashtu ka shikuar për talente të reja që mund të luajnë për përfaqësuese.














