back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportDrenica ‘shpërthen’ ndaj gjyqtarëve

Drenica ‘shpërthen’ ndaj gjyqtarëve

Të ngjajshme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 9 shtator: Punëtori mbi luftimin e lajmeve...

Deputetja finlandeze, zbulon të shkuarën si prostitutë: Më duheshin para

Deputetja finlandeze Anna Kontula ka zbuluar se ka bërë...

IKSHP: Uji nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar...

Sulmet ndaj Kushtetueses, Nimani: Për keqardhje kur ndërkombëtarët detyrohen të reagojnë

Artan Nimani nga Nisma Sociademokrate, ka diskutuar rreth sulmeve...
Drenica nuk duron më. Klubi futbollistik nga Skenderaj ka “shpërthyer” ndaj gjyqtarëve.
Në një komunikatë për media, ‘kuqezinjtë’ kanë treguar ndeshjet ku janë dëmtuar, derisa sipas tyre, kulmi ishte në duelin e fundit me Gjilanin, duel të cilin e drejtoi Nazmi Raci.
Kjo është komunikata e plotë e Drenicës
Pas ndeshjes së javës së 15-të, në mes të KF Drenica dhe KF Gjilani, Kryesia e KF Drenica ka mbajtur një mbledhje urgjente, duke analizuar rrjedhën e takimi dhe doli me këtë:
REAGIM
Me anë të kësaj shkrese, deshirojmë të njoftojmë të gjithë opinionin publik mbi padrejtësitë që i janë bërë klubit tonë gjatë gjithë këtij stinori vjeshtor(jo në të gjitha ndeshjet).
Duke mos dashur që të minimizojmë fitoret e ekipeve kundërshtare në duele ndaj nesh, mendojmë se ekipi ynë, ka qenë ‘viktimë’ e gjyqtarëve në shumë sfida, e kulmi i të gjitha padrejtësive ishte të shtunën me 19 nëntor, në Skenderaj ku zhvilluam ndeshjen përballë KF Gjilanit, e ku gjyqtari nuk akordoi penallti të pastër, për skuadrën tonë në fundin e ndeshjes (dëshmi inçizimet televizive).
Gjithashtu edhe një rast ishte diskutabil nëse topi kishte kaluar vijen fatale për golin e dytë të skuadrës tonë.
Dëshirojmë të theksojmë se Drenica nuk ka reaguar deri në xhiron e 15-të, (përballë Gjilanit), për shkak se kemi tentuar të kuptojmë ‘gabimet’ e gjyqtarëve, por tashmë duket se kjo çeshtje u bë e tepërt. Skuadrës tonë, përgjatë 15 ndeshjeve të luajtura nuk i është akorduar asnjë penalti në favor të saj, ndërsa i janë akorduar disa sosh në disfavor. Nuk po kontestojmë penalltitë që kanë qenë në disfavorin tonë, por vetëm dëshirojmë të dijmë pse të njejtat, e ndoshta penallti edhe më të qarta, nuk u referuan për ekipin tonë.
Pse ky kriter jo i njejtë në vendime? A po e pengojnë dikë sukseset e Drenicës? Edhe Drenica investon, jo vetëm skuadrat tjera? Edhe ne shpenzojmë para për të mbajtur klubin dhe herë herë kemi edhe probleme, kurse dikush me vendimet e tij, përcakton fatin e ekipit ose edhe renditjen tabelare.
Ne nuk dëshirojmë të besojmë që jemi dëmtuar me qëllim, mirëpo janë plot pesë ndeshje që jemi të dëmtuar nga 15 gjithsej që kemi zhvilluar. Trepça – Drenica, gjyqtari, Burim Jahmurataj nuk akordoi penallti të pastër në pjesën e parë për ne, takimi u mbyll 0:0. Në ndeshjen tjetër u dëmtuam në Prizren Liria – Drenica 1:1, ku gjyqtari Hajriz Hajdari sërish nuk akordoi penallti të pastër në favor të ekipit tonë, e ku edhe pse kamera nuk kishte në këtë sfidë, ishin prezent zyrtarë të federatës.
Pastaj sfida ndaj Dritës në Skenderaj, gjyqtari Vula nuk akordoi sërish penallti në favorin tonë, ndeshje që përfundojë me shifrat 1:1. Në Podujevë na shënohet goli nga pozita jashtë loje dhe më këtë gol skuadra kundërshtare shënoi fitore 1:0. Ndeshja e pestë është kjo ndaj KF Gjilanit në shtëpi, ku ne posedojmë edhe xhirimet tona, ku shihet qartë, që na është mohuar një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte 1:1. Për çudi të gjithë e panë këtë penallti përveç gjyqtarit kryesor Nazmi Raci.
Pastaj, ne vlerësojmë se, edhe ndërhyrja e palejuar në futbollistin tonë, ishte brenda zonës dhe ishte penallti, por gjyqtari e akordoi jashtë zonës. Ndërsa nga kjo gjuajtje lojtari i KF Gjilanit prek topin me dorë në zonë dhe gjyqtari hesht.
Kërkojmë nga ju si mediume, që të pasqyroni rastet në terësi dhe të shohin i gjithë opinioni publik dëmtimet që po i behën skuadrës sonë. Ndërkohë kërkojmë nga organet kompetente të FFK-së, përkatësisht komisionet gjegjëse, që të bejnë diçka në këtë drejtim, sepse edhe durimit tonë një ditë mund t’i vije fundi. Andaj kërkojmë që komisionet të kryejnë punën e tyre dhe të marrin masa ndaj gjyqtarëve edhe pse pikët tona kanë humbur, por të marrin masa preventive që të mos luhet me djersën e futbollistëve tanë.
Duke shpresuar se reagimi ynë do të hasë në mirëkuptim të organeve gjegjëse të FFK-së dhe të mediumet, dhe që gjyqtarët të jenë më të vëmendshëm në vazhdim të kampionatit ndaj skuadrës sonë, por edhe ndaj gjitha skuadrave tjera, në mënyrë që të kemi mbarëvajtje sa më të mirë të garave në vazhdim të kampionatit.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz