back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportDrenica rikthen Dervishajn e vazhdon me Bejten e Elshanin edhe për një...

Drenica rikthen Dervishajn e vazhdon me Bejten e Elshanin edhe për një vit

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Skuadra e Drenicës sapo ka njoftuar se ka rikthyer në klubin e tyre Dervishajn, gjithashtu kontratën ia ka vazhduar edhe futbollistëve si Bejta e Elshanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Drenicës përmes një postimi në profilin e tyre zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë i Drenicës:

“Rikthehet Dervishaj, vazhdojnë Bejta e Elshani.

Skenderaj – 20.08.2020

Pas konsolidimit të kryesisë së klubit, tashmë ka filluar të marrë formë edhe skuadra e edicionit të ardhshëm.

Sot në ambientet e klubit janë prezantuar disa futbollistë më të cilët klubi ka arritur marrëveshje.

Kapiteni Azem Bejta, ka vazhduar kontratën më klubin edhe për një vit. Mbrojtësi drenicas, edhe një edicion do të jetë pjesë e ekipit tonë në repartin e mbrojtjës.

Besfort Dervishaj, mesfushori poashtu drenicas, i cili në stinorin e fundit u paraqit për KF Vushtrrinë, është rikthyer në ‘folenë’ e vjetër.

Dervishaj , ka firmosur kontratë dy vjeçare me klubin dhe do të mbrojë ngjyrat kuq e zi në dy edicionët e radhës.

Mesfushori nga Drenasi, Qemail Elshani i ka qëndruar besnik KF Drenicës edhe për një kampionat. Elshani me tipare sulmuese, do ta përbejë mesfushen e ekipit gjatë vitit të ardhshëm.

Drejtuesit e klubit janë duke punuar intenzivisht në kompletimin e skuadrës dhe gjatë orëve në vijim do prezentohen, renovimet dhe perforcimet e reja”.

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz