Drenica përfundon testimet për koronavirus, ky është rezultati

Skuadra e Drenicës ka qenë ekipi i radhës që ka kryer testet për koronavirus.
Këto teste skuadra nga Skenderaj i ka kryer në stadiumin ‘Bajram Aliu’.
Sipas njoftimit të drenicasve asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Gjatë ditës së sotme , KF Drenica ka marrë rezultatet nga IKSHKP, në lidhje me testimet e bëra për COVID-19.
Të gjithë futbollistët dhe stafi kanë rezultuar negativ, dhe kështu tashmë ekipi është i gatshëm për ndeshjën gjysmëfinale e cila zhvillohet të martën perballë Prishtinës, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Testimet për zyrtarët dhe lojtarët e KF Drenica janë bërë të martën me 26.05.2020, në ambientet e KF Drenica, ndërsa sot (29.05.2020) klubi edhe zyrtarisht ka marrë rezultet ku të gjitha rezultatet janë negative”, ka njoftuar klubi kuqezi.

Lexo edhe“Qatar Charity” hap në Skenderaj 39 puse për ujë të pijshëm
Kujtojmë se Drenica është skuadra e 12-të e Superligës që konfirmon rezultatet e testeve.
Më herët, vetëm futbolliti i Dritës, Izair Emini, ka dalë pozitiv për Covid-19, në testin e tij të parë të bërë në Maqedoni të Veriut.
Futbolli kosovar do të rikthehet gjatë javës së ardhshme, fillimisht me ndeshjet e Kupës në mesjavë, kurse në fundjavë me ato të Superligës.














