Në shumicen e shtëpive shqiptare ka pasur festë për këtë fundit, por edhe jo për futbollistët e KF Drenicës. Kjo, jo për fajin e tyre por për fajin e drejtuesve të klubit të KF Drenicës të cilët nuk kanë paguar detyrimet ndaj futbollistëve të skuadrës.
Drenicapress ka kontaktuar me një futbollistë të klubit dhe ai në kushte anonimiteti e ka pohuar se ende nuk i kanë marrë pagat për muajin dhjetor.
“Kur kemi përfunduar stërvitjen para dy jave na kanë thënë se së shpejti do ti merrni pagat për muajin dhjetor, por kaloi viti 2016 dhe ne ende s’jemi paguar! Madje drejtuesit nuk kanë dhënë as një sqarim për arsyen e mospagesës”, ka thënë ky futbollist për Drenicapress.info.
I pyetur se a kanë marrë ndonjë urim të paktën me anën të një sms për Vitin e Ri, ai ka thënë se nuk u duhet urimi i tyre, duan pagat të cilat i meritojnë për mundin që derdhin për fanellën kuqezi.
Ai ka shtuar se gjatë bisedave me disa futbollistë ka vërejtur një nervozizëm dhe madje disa janë duke shqyrtuar edhe ofertat nga klube tjera që sezonin pranveror të luajnë me ndonjë klub tjetër, aty ku vlerësohen dhe paguhen për punën që bëjnë./Drenicapress.info/