Drenica nënshkruan me portierin e Kosovës që vjen nga Gjermania
Drenica Press

Lexo edhePublikohen pamjet: VV kishte votuar pro ndarjes së 360 mijë eurove për Listën Serbe, pak muaj pas sulmit në Banjskë

Drenica ka realizuar një goditje të madhe në merkato, duke siguruar shërbimet e portierit të talentuar të Kosovës U17, Rion Meha, mëson Gazeta Express.
17-vjeçari vjen nga Ingolstadt (Bundesliga U19), ku ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij.
Në Gjermani, Meha njihet si një prej portierëve më premtues të brezit të ri dhe është renditur në top 5 portierët me perspektivë në futbollin gjerman.

Lexo edhePublikohen pamjet: VV kishte votuar pro ndarjes së 360 mijë eurove për Listën Serbe, pak muaj pas sulmit në Banjskë
Ky transferim shihet si një investim i madh i Drenicës për të ardhmen, por edhe një forcim i menjëhershëm për portën e skuadrës nga Skenderaj.