Drenica mposht Besën me golat e Ukës
BILLI

Lexo edheDetaje të reja/ “Ciprra” në momentin e arrestimit në dhomë ishte me një 17 vjeçare

Ndeshja e luajtur të premten në Brestovik të Pejës në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, përfundoi me shifrat 2:1 në të mirë të Drenicës.
Me këtë fitore, Drenica ngrihet në kuotën e 33 pikëve derisa Besa mbetet e fundit në tabelë me dhjetë pikë.
Në fakt, Besa kaloi në epërsi nëpërmjet Ardi Qorrit (25’) që shënoi nga gjuajtja e lirë por Drenica u kthye fuqishëm nëpërmjet Kreshnik Ukës. Uka fillimisht barazoi në minutën e 37-të kurse fitoren Drenicës ia siguroi në minutën e 58-të.

Lexo edheDetaje të reja/ “Ciprra” në momentin e arrestimit në dhomë ishte me një 17 vjeçare
Pas përfundimit të ndeshjes u krijua një tollovi ku u përfshinë të futbollistët e dy ekipeve por që situata u qetësua pas ndërhyrjes së policisë.