back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportDrenica fiton tri pikë

Drenica fiton tri pikë

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Drenica ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 përballë Trepçës ’89 që ishte shumë e motivuar pas triumfit 4-3 ndaj Ballkanit.

Por, ky motivim nuk i kreu punë ndaj një kundërshtari tejet të organizuar si ajo e Skenderajt.

Drenica e filloi mjaftë mirë takimin duke krijuar raste dhe në minutën e 12-të rrezikuan me anë të Genc Hamitit që gjuajti nga distanca, mirëpo portieri Prince Marrley ishte në vend.

Trepça ’89 më pas tentoi të dilte përpara, por që vendasit nuk lejuan hapësira në fazën defanzive.

Në pjesën e dytë, Shkëlzen Lushtaku e kaloi Drenicën në epërsi nga një pakujdesi e mbrojtjes, duke shënuar për 1-0.

Vendasit nuk u ndalën me kaq dhe e realizuan edhe golin e dytë me anë të Baton Zabërgjës (81’), që vulosi kështu fitoren e skuadrës së tij.

Por, skuadra mitrovicase arriti që të shënonte golin e parë të tyre në këtë takim me anë Ardian Mujës në minutën e 90+1.

Pas javës së nëntë, Trepça ’89 është në vendin e gjashtë me 11 pikë, po aq sa ka edhe Drenica në të shtatin. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz