BallinaSportDrenica e shkatërron Vllazninë e Pozheranit

Drenica e shkatërron Vllazninë e Pozheranit

Të ngjajshme

Ramabaja: Presidentja Osmani po ndërton strategji të qartë për garën politike të ardhshme

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani nëpër Kosovë. Ai ka...

Merr fund ky sezon për Medon Berishën pas lëndimit, njofton Lecce

Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon...

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Drenica ka shënuar fitore të thellë kundër Vllaznisë së Pozheranit, ndërkohë që Liria e ka mposhtur Gjilanin me rezultat të ngushtë në dy ndeshjet e para të javës së 29-të të Superligës së Kosovës të shtunën pasdite.

Drenica e shkatërroi skuadrën e fundit në tabelë Vllazninë e Pozheranit me rezultat 6-2, ndërsa Liria fitoi 3-2 ndaj Gjilanit, raporton Gazeta Express.

Golat për Drenicën i shënuan Peposhi dy herë, Tahiri, Gashi, Osmani dhe Hamiti nga një herë. Dy golat për vizitorët i shënuan Fevziu dhe Murati.

Për t’ia siguruar fitoren Lirisë shënuan Magani dy herë dhe Basriu një herë, ndërsa për Gjilanin realizoi Kastrati dhe Haxhimusa.

Drenica pas kësaj fitoreje është ngritur në pozitën e 5-të me 45 pikë. Vllaznia, që tashmë ka rënë nga liga elitare e futbollit kosovar, mbetet e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë të grumbulluara.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Liria, e cila e ka rrëzuar Llapin nga pozita e tretë dhe tani ka 47 pikë, dy më shumë se Llapi në vendin e 4-të. Gjilani bie në pozitën e 6-të dhe mbetet në kuotën e 43 pikëve. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz