back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi triumfon në “Olimpiadën e Nxënësve 2016” në Austri

Drenasi triumfon në “Olimpiadën e Nxënësve 2016” në Austri

Të ngjajshme

Ka përfunduar “Olimpiada e Nxënësve 2016” në Melk të Austrisë, ku kanë marrë pjesë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Austria, Italia dhe qyteti i Melk-ut. Garat sportive janë zhvilluar në shumë disiplina dhe janë zhvilluar në terrenet sportive të qytetit të Melk-ut. Në shumicën e disiplinave, Drenasi ka triumfuar me medalje.

Fillimisht janë ndarë çmimet në lojën e futbollit, ku në vendin e tretë kanë qenë përfaqësuesit e Shqipërisë, në vendin e dytë përfaqësuesit e Kosovës dhe në vendin e parë përfaqësuesit ë Italisë. Golashënuesi më i mirë me gjithsejtë 10 gola është shpallur Eliot Berila nga Drenasi.

Në volejboll në vendin e tretë në kategorinë e djemve kanë fituar ekipi nga Gjermania, në vendin e dytë ekipi nga Kosova dhe në vendin e parë ekipi nga Italia. Ndërsa në kategorinë e femra në volejboll, Italia ka qenë në vendin e tretë, në vendin e dytë Shqipëria dhe në vendin e parë Kosova.

Në disiplinën e notit, vendin e tretë dhe të dytë e kanë marrë përfaqësuesit e Shqipërisë, përkatësisht Migel Burgu e Albi Alushi dhe vendin e parë e ka marrë OIt Kondirolli nga Kosova.

Në disiplinën e atletikës në kategorinë e meshkujve në vendin e tretë e ka marrë Diellon Bylykbashi nga Kosova, në vendin e dytë Lirigzon Elshani nga Kosova dhe në vendin e parë Admir Bleta po ashtu nga Kosova i cili njëkohësisht edhe ka thyer rekordin e olimpiadës në këtë disiplinë që për 7 sekonda ka vrapuar 60 metra.

Ndërsa në atletikë në kategorinë e femrave, në vendin e parë e ka marrë Luljeta Thaqi nga Shqipëria, në vendin e dytë Eljona Kabashi nga Austria dhe në vendin e parë Kaltrina Hyseni nga Italia, kurse me e mira në të gjitha disiplinat e atletikës u shpall Zhuljeta Çeku nga Shqipëria.

Ndërsa në ditën e tretë të Olimpiadës, garuesit dhe delegacionet, të gjithë se bashku kanë bërë një vizitë me anije në qytetin e Durntein-it ku edhe janë ndarë çmimet në kategoritë tjera. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit