Shkruan Petrit GASHI
Shpresa për ndryshime pozitive në Drenas po vdes çdo ditë e me shumë, dhe madje kjo shpresë po rrënohet nga ata që e quanin veten arkitekt të ndryshimeve. Këta arkitekt, janë shndërruar në arkitekt shkatërruesish përfundimtar të Drenasit dhe të ardhmes së tij, dhe madje duke e bërë në mënyre të përshpejtuar dhe duke shantazhuar e frikësuar secilin.
Të dashur miq,
Drenasi nën qeverisjen Lladrovci ka plot 550 biznese me pak, që d.m.th 550 familje kanë mbetur pa të ardhura dhe pa mundësi punësimi;
Drenasi nën qeverisjen e re ka 21 familje me pak, sepse ata përfundimisht kanë larguar edhe dokumentet nga komuna jonë për të mos u identifikuar me një kryetar dhe qeverisje të tillë;
Drenasi ka 117 nxënës më pak sepse shumica prej tyre ende pa i bërë 17 vite janë larguar në vende të perëndimit e disa edhe se bashku me familjet e tyre janë larguar përfundimisht nga Kosova;
Drenasi ka plot 3 shkolla me pak sepse qeverisja Lladrovci për hesapet dhe inatet e tyre nuk kurse as fëmijët e familjeve Delijaj për të ja mbylle shkollën para dyerve të tyre;
Drenasi ka 779 qytetarë më pak, sepse pa perspektiva dhe kushtet e vështira për të punuar në këtë ambient e kanë bërë të pamundshme jetesën në Komunën tonë, pra Drenasi nën qeverisjen Lladrovci po shndërrohet në një ferr për qytetaret dhe bizneset.
Miq,
Sot në secilin biznes që shikoni në Drenas mbizotëron frika, pasiguria dhe pa shpresa për ndryshime pozitive, sepse qeverisja Lladrovci e ka shantazhar secilin dhe e ka bërë të pa shprese për të fituar bukën e gojës. Rastin e fundit e kemi kur ne mënyrë të paligjshme njërin nga bizneset i dërgon dënimin 550 mije euro për të frikësuar dhe larguar në mënyre të paligjshme, dhe kur shikon që nuk mundet i dërgon aktvendimin e dyte për dënim 180 mije euro për ta frikësuar përsëri. Madje për të arsyetuar gabimin e tij bënë edhe propozim vendimin për ndryshimin e rregulloreve për taksa, tarifa dhe gjoba.
Rasti tjetër është kur për inate krejtësisht personale i ndal bizneset atyre që dëshirojnë të punësojnë më qindra punëtor në emër të ligjit dhe paligjshëm lejon bizneset e familjareve të tij të operojnë. Rasti me i freskët është së pasi e dogji ish qendrën sociale, tani kërkon rrënimin e saj për të ndërtuar me “dostat” e tij banesa e lokale dhe për të vjedhur pasurinë e Drenasit.
Të dashur qytetare,
Premtimi më madhor i tij ishte largimi i taksës komunale si një mundësi për zhvillim të cilën e ka vetëm komuna jonë në regjionin e Prishtinës, dhe Kryetari jo që nuk e largoj taksen, por ai i rendoj edhe me tej bizneset duke e bërë të pashprese jetën në komunën tonë.
Jo secili qytetar e ka mundësinë të punësoj fëmijën e vet në BQK përmes politikes ashtu siç e bre kryetari, jo secili qytetar e ka mundësinë që familjaret e vet ti dërgojë në institucione publike përmes shantazheve dhe keqpërdorimeve, prandaj qytetaret e kanë vetëm këto mundësi: ose të fitojnë nga djersa e tyre këtu ne Drenas ose të largon nga despotizmi qeverisës dhe të marrin rrugën e botës, e në fakt kjo e dyta po ndodhe për çdo ditë.
Drenasi përfundimisht po rrënohet se bashku me ish-qendrën sociale dhe këtë rrenim e mbanë mbi supe personi i cili erdhi në krye të saj jo nga merita e tij por duke shfrytëzuar mundin dhe djersen e të tjerëve që dhanë jetën për Kosove.
Autor i shkrimit ёshtё Petrit Gashi, asamblist nё Kuvendin Komunal tё Drenasit