Problemi me qentë endacak, ende po paraqitet sfidë jo vetëm për nivelet lokale në Kosovë, por edhe për atë qendror. Me këtë problematikë po ballafaqohet edhe Komuna e Drenasit, ku çdo ditë mund të vëresh qen endacak të cilët bredhin rrugëve të qytetit, njofton drenicapress.info
Në mungesë të hapësire adekuate, këta qen po bredhin rrugëve të sheshit të Drenasit, afër kontenjerve dhe banesave kolektive, duke paraqitur rrezik seriozë, veçanërisht për fëmijët e moshave minore.
Fatmirësisht deri më tani në Komunën e Drenasit nuk është raportuar për ndonjë sulm me fatalitet sikurse në disa komuna të tjera, por pavarësisht kësaj, as Drenasit nuk qëndron imun ndaj kësaj dukurie e cila po kanos jo vetëm banorët e kësaj ane, por banorët e gjithë Kosovës. /Drenica Press/