back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi mund të ngrohet nga Feronikeli

Drenasi mund të ngrohet nga Feronikeli

Të ngjajshme

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Qytetarët e Drenasi pritet të kenë ngrohje, e cila do të shfrytëzojë si burim ujin e ngrohët nga gjiganti metalurgjik Ferronikel.

Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite që Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i ka bërë sot komunës së Drenasit.

“Biseduam për mundësin e fillimit të studimit të fizibilitetit për ngrohjen qendrore këtë projekt e kemi biseduar edhe ma herët”, ka thënë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë që Stavileci ka thënë se do të gjejnë mundësin për të financuar këtë studim që më pas të futet në planet e investimit.

“Ne si ministri bashkërisht edhe me Ministrin e mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën dhe Ferroniklin do të i gjejmë mundësin për të financuar studimin i cili pastaj do të na jep kahje dhe pastaj ne do të e fusim në planin e investime ku do të ketë më pastaj edhe financim”, ka thënë Stavileci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz