back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi jep mbi 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në...

Drenasi jep mbi 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Të ngjajshme

Komuna e Drenasit, respektivisht, Kryetari Ramiz Lladrovci, ka marrë vendim që t’i dërgohet Kuvendit Komunal, propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10 000 eurove, për të ndihmuar Shqipërinë nga dëmet që i janë shkaktuar nga tërmeti.

Po ashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Drenasit ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare, në mënyrë që sado pak të lehtësojnë gjendjen e familjeve në këto ditë të vështira. Për këtë çështje,  Kryetari Ramiz Lladrovci ka marrë vendim për formimin e ekipit koordinues që do të përkujdeset për pranimin dhe dërgimin e ndihmave nga bizneset dhe qytetarët.

Kësaj iniciative të komunës, i janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët kanë treguar gatishmërinë që në shtëpitë, banesat e tyre, të strehojnë familjet që janë prekur nga tërmeti.

Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe mundësi t’i ndihmojnë, mund të kontribuojnë duke u bërë pjesëmarrës në këtë aktivitet, që nesër, me datë 28.11.2019, nga ora 08:00 e mëngjesit, në oborrin e objektit të vjetër të komunës, të sjellin pako dhe gjërat e tjera që me mjet transportues kamion do të nisën për në Shqipëri.

Më poshtë gjeni listën bizneseve që kanë ofruar produkte ushqimore, higjienike dhe veshmbathje në këto vlera financiare:

SHARRI SH.P.K- 4700 €

ATC SH.P.K – 1000 €

Ordinanca Beby- 1000 €

Barnatore Dea- 1000 €

Jora Center- 1000 €

Al Trade Holding- 500 

Fer Petrol – 500 €

Aktiv- City Grill- 500 €

NT Nazifi- 500 €

Mjellma- 400 €

Hajdini Comerc- 300 €

Ibrahim Kurrumeli- 200 €

Haxhi Lladrovci- 200 €

Internistika – 200 €

Loni Sh.P.K- 150 €

As Market- 150 €

Vellezërit Shala- 150 €

AS HOTEL KOMORAN- Ofron hotelin në dispozicion për disa familje

ANA BENZ- Ofron hotelin për 120 persona për strehim

Agim Shala Graniti- 1 shtëpi me 13 dhoma në Golem

Selim Sylkaj- 1 shtëpi, 3 dhomëshe për familje

Ndërsa, për transportin e këtyre ndihmave do të kujdeset Doni Term, Progresi dhe autoshkolla “Instruktori”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz