BallinaRegjionaleDrenasDrenasi fiton grant mbi 160 mijë euro për mjedis të pastër

Drenasi fiton grant mbi 160 mijë euro për mjedis të pastër

Të ngjajshme

Afro gjysmë milioni euro për stacionin e policisë në Podujevë (Dokument)

Stacioni policor në Podujevë pritet të marrë një pamje...

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Komuna e Drenasit është përfituese e grantit për mjedis të pastër, ku ka fituar 163,446.00 euro.

Pas përfundimit të raundit të dytë të vlerësimit të perfoamrncës së komunave në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, Komiteti i grantit të performancës, ka radhitur Komunën e Drenasit në mesin e komunave përfituese të grantit për mjedis të pastër në vlerën prej 163,446.00 euro.

Vlerësimi i grantit të performancës në mjedis të pastër është bërë në tri kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes së mirë të nxjerra nga sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Komuna e Drenasit vazhdon në sukseset e punëve të mira e transparente, të cilat janë duke u shpërblyer edhe me mjete financiare, mjete këto të cilat i dedikohen projekteve kapitale për mirëqenien e qytetarëve.

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar vendin e parë të Grantit të Performancës Komunale dhe vlera e këtij granti është mbi 803,000.00 euro.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, Drenasi ka fituar ne të gjitha grantet që janë ndarë nga ministri të ndryshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Komuna e Drenasit, do të vazhdon në qeverisje të mirë e transparente për të mirën e qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz