Të martën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit ku për diskutim ishin për rend dite 8 pika. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KOFR-it dhe media.
Në pikën e dytë për rishqyrtimin e vendimit për zgjedhjen e Komitetit për Politikë e Financa me kërkesën e MAPL-së, janë propozuar dhe zgjedhur këta anëtar të kësaj trupe të Kuvendit;
1. Labinot Halilaj – kryesues i Komitetit
2. Gani Podrimqaku – anëtar nga Partia Demokratike e Kosovës
3. Blerina Gashi – anëtare nga Partia Demokratike e Kosovës
4. Burim Bujupi – anëtar nga Nisma Social Demokrate
5. Xhavit Drenori – anëtar nga Vizioni për Drenasin
6. Florentina Elezi – anëtare nga Lëvizja Vetëvendosje
7. Edolina Plakiqi – anëtare nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës