Njeriu më i zëshem në Kuvendin Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori ka dalë edhe një herë hapur për të treguar se i takon subjektit politik Partisë Demokratike të Kosovës dhe gjithashtu është zotuar se do të mbetet në këtë parti. Por ai ka thënë se nuk do të ndalë luftën e tij, duke luftuar dukuritë e këqija në komunën e Drenasit. Xhavit Drenori është asambleisti më i zëshëm në Kuvendin Komunal, madje ai është më i zëshëm se sa opozita e Drenasit. Kjo punë e tij e palodhshme ka bërë që qytetarët e Drenasit të gëzojnë një besim dhe sinqeritet për punën e tij, transmeton Drenica Press.
Më poshtë e keni shkrimin e plotë të asambleistit Xhavit Drenori:
Jam në PDK sepse e themeluam, e ngritëm dhe e mbeshtetëm për të udhëhequr vendin me besimin se Ideali i çlirimit do të vazhdohej edhe në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e demokracisë.
Jam në PDK sepse familjarët, miqët dhe shokët e mi dëshiruan që aktivitetet e mija politike në shërbim të vendit dhe kontributin tim, sidmos pas shkollimit (magjistraturë shkencore në studime evropiane) dhe praktikës politike në Gjermani (për 5 muaj në zyrën e Deputetit Gjerman) ta jap brenda PDK-së.
Jam në PDK sepse këtë e kërkoj edhe i pari i PDK-së, z. Hashim Thaqi në takimin kokë më kokë që pata më të. Ai më pat premtuar se PDK-ja do të ofroj hapsirë për gjenerata që shkollohen në vendet përendimore. Kjo hapësirë mu premtua edhe mua.
Prandaj jam në PDK që të jap kontributin tim për Drenasin.
Aktivitetet e mija në sherbim të interesave të gjithëmbarshme janë konform Statutit të Partisë dhe Programit të PDK-së për Drenasin.
Fatkeqësisht janë disa individë në Drenas, me emër dhe mbiemër (fatbarsisht jo shumë në numër) që në emër të PDK-së po keqqeverisin duke ja shkatërruar të ardhmen gjeneratave të ardhme.
Ata pak individë po e ngulfatin demokracinë në Drenas e më këtë po e mbajnë peng edhe zhvillimin e vendit tonë, për çlirimin e të cilit u desht aq shumë sakrificë.
Keqmenaxhimi në sektorë të ndryshem në qeverisjen lokale në Drenas është bërë semundje kronike.
Një ndër to edhe fusha e arsimit. Drejtori i kësaj Drejtorie ka abuzuar me ligjin në shumë fusha duke e shkatërruar sistemin e arsimit.
Keqmenaxhim me kontrata gjatë renovimit të shkollave në Komunën tonë sivjet, duke i privuar për muaj të tërë plot 2389 nxënës të katër shkollave fillore të shkollohen. Një nga këto kontrata ishte menaxhuar nga vetë ky Drejtor, dhe për 21 ditë punë, nga maj deri në shtator nuk ishin kryer punimet, duke i lënë detyrimisht gjatë shtatorit nxënësit jashtë bankave shkollore (rasti i shkollës fillore në Gradicë).
Këtij keqmenaxhimi i shtohen edhe shumë shkelje tjera, si: pranim të stafit shkollor (mësimdhënës) pa konkurs; mos hapje të konkursit për mësimdhënësit që janë pa diploma universitare, e më këtë duke mbajtur mësimdhënës (jashtëligjshem) vetëm me shkollë të mesme; pranim pa merita e stafit shkollor (disa raste tashmë të evidentuara), si dhe shpërndarje e orëve mësimore tek mësismdhënësit pa merita.
Aq më keq, ky Drejtor për shkak të punësimeve të jashtëligjshme e dëmton komunën tonë me vendime gjyqësore (për këtë skandal do të njoftoheni nesër, posa të permbledhi në denoncim për t’ia bashkangjitur lëndës që tashmë gjindet tek organet e ndjekjes, dhe për të cilën Drejtori tashmë është nën hetime).
Unë i kërkova Kryetarit ta shkarkoj këtë Drejtor sepse ka shkelur ligjin në disa pika duke keqpërdorur pozitën zyrtare. (Në konsultim me një njohës ligjor/avokat, të gjitha shkeljet e evidetuara përbëjnë vepër penale).
Bashkëvendas të nderuar të Drenasit, vleresojeni vetë se cili nga ne është më të vërtetë në PDK (duke vepruar brenda statutit të PDK-së), e kush po përfiton në emër të besimit të dhënë të shumicës së elektoratit në Drenas!
Demaskimi i keqbërësve në qeverisjen lokale të Drenasit dhe ndëshkimi i tyre do ta forcojë PDK-në!
Prandaj unë në këtë drejtim po punoj dhe veproj.
Lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar është kushti kryesor për përmbushje para liberalizimit të vizave. Këtë ma tha edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj. Ulrike Lunaçek, e cila gjithashtu haptas na tha se pastrimi i partisë nga shkelës të ligjit është domosdoshmëri.
Vazhdojmë…
Xh.D.