Policia e Kosovës ka njoftuar se këmbësorja që është goditur mbrëmë nga goma e rimorkios së një veture në lëvizje në komunën e Drenasit, përkatësisht në fshatin Llapushnik, ka ndërruar jetë.
Në njoftim të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
- Advertisement -