Drenas, thirret mbledhja e Kuvendit me këtë rend dite

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Labinot Halilaj, më datë: 27.02.2019 ( E mërkurë ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës;
Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të datës së: 31.01.2019
2. Propozim vendim për formimin e komisionit për Përgatitjen e Rregulloren për organizimin e punës në institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit.
3. Propozim vendim për formimin e komisionit për plotësim ndryshimin e rregullores për tarifa ngarkesa dhe gjoba.
4. Propozim vendim për formimin e komisionit për çështjet e banimit të përkohshëm social.
5. Raporti i punës janar-dhjetor 2018 i Kryetarit të Komunës.
6. Propozim vendim për planin e veprimit për përmbushje të transparencës 2019-2023.
7. Propozim vendim për ndryshimin të emrit të projektit për shpenzime kapitale.
8. Të ndryshme

Lexo edheDrenori si hetues, futet fshehtas në një shkollë në Drenas për të zbuluar një aferë korruptive














