BallinaRegjionaleDrenasDrenas: Thirret mbledhja e Kuvendit Komunal

Drenas: Thirret mbledhja e Kuvendit Komunal

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona – konfiskohen të holla të përfituara nga shitja e narkotikëve

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar...

Miri: Po ta nisja nga dita e parë, gjithçka do varej nga..

Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. ka...

Përparim Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar...

Haradinaj – Kurtit: Asnjëri nga emrat që i ka nominuar për president nuk i ka negociuar me deputetët

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj,...

Pochettino: U largova vetë nga Chelsea

Mauricio Pochettino ka zbuluar detaje mbi largimin e tij...

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së Punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës për datën 31.08.2016 ( e merkure ), duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

Mbledhja do të zhvillohet me këtë rend dite:

Proces verbali i mbledhjes të datës 30.06.2016
2. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës
3. Raporti i Auditorit të Përgjithshëm
4. Raporti financiar Janar-Qershor 2016
5. Propozim vendimet për ridestinim të mjeteve kapitale
-a) Propozim vendim për ridestinim nga zyra e Kryetarit
-b) Propozim vendim për ridestinim nga DSHPE
-c) Propozim vendim për ridestinim nga DUPH
-ç) Propozim vendim për ridestinim nga DSHMS
6. Propozim vendim për ndryshimin e rregullores komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së shoqërive tregtare në territorin e Komunës së Drenasit
7. Informatë nga drejtoria e Urbanizmit për banesat pronë komunale
8. Zgjedhja e komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave të palëve dhe emërtim të rrugëve. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz