back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, themelohet dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (foto)

Drenas, themelohet dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (foto)

Të ngjajshme

 

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është shtrirë edhe në Drenas, kjo pasi st nga 14:00, u themelua Dega e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Drenas.

Takimi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe një minutë heshtje për dëshmorët e kombit. “Duke e parë poziten e kombit tonë, në të gjitha trojet shqiptare pa përspektivë, duke pasur parasysh se më shumë se gjysma e trojeve tona etnike janë të pushtuara dhe se pa çlirimin dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar nuk do të ketë stabilitet në Gadishullin Ilirik, dhe për të vazhduar procesin e ribashkimit të trojeve shqiptare, lindi dhe po konstituohet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, e cila do ti bartë mbi supe proceset për ndryshime pozitive që do të bëhen në të gjitha trojet shqiptare.”, deklaroi z. Muharrem Bajraktari, koordintar Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Drenas.

Më pas, z. Alba Mulaj, anëtar i Këshillit Themelues të LSHB-së në Drenas, lexoj urimin e kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu, me rastin e themelimit të Degës së LSHB-së në Drenas. “LSHB-ja do të udhëhiqet në përputhje me parimin “SHQIPËRIA E BASHKUAR MBI TË GJITHA” dhe synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, si qëllim përfundimtar për zgjidhjen në tërësi të çështjes kombëtare shqiptare sipas aktit juridik të 28 Nëntorit 1912.” deklaroi z. Qenan Morina, gjatë prezantimit të Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Ndërsa, njëri ndër ideatorët e parë të LSHB-së, z. Frashër Racaj, para pjesëmarrësve prezantoj projektin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për çështjen çame dhe trojeve shqiptare nën pushtimin grek. “Greqia duhet që të heq Ligjin e luftës me Shqipërinë, të garantoj rikthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, të njoh shtetësisë së dyfishtë për ta, t’ua rikthej të gjitha pronat e uzurpuara, t’i kompenzoj për përdorimin e pronave, të pranoj gjenocidin ndaj çamëve, të lejoj organizimin e pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, të lejoj hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve në territorin e Çamërisë dhe mbarë Greqisë bazuar në konventat ndërkombëtare dhe të ndaloj politikën shtetërore që synon shkombëtarizimin e shqiptarëve autokton”, theksoi Racaj.

Takimin e përshëndeti edhe antari i Këshillit Themelues të LSHB-së z. Sheremet Bashota, njeherit kryetar i Shoqatës Çamëria – Drenas i cili ju uroi punë të mbarë degës së LSHB-së në Drenas.

Në takim, gjithashtu morri pjesë edhe veprimtari i çështjes kombëtare z. Sali Lukaj, ish i burgosur politik dhe ish-ushtar i UÇK-së.

Anëtar të Këshillit Themelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar të Degës Drenas, njëherazi dhe koordinator Degës në Drenas u zgjodhën: Muharrem Bajraktari, Qenan Morina, Alban Mulaj, Hamit Bytyçi, Burim Veliu dhe Hysni Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz