Drenas, prindërit ua ndalojnë fëmijëve të shkollën, arsyeja është shumë domethënëse (Foto)
01

Lexo edheRruga më e rëndësishme e UÇK-së harrohet nga Skenderaj e Drenasi (FOTO)

Në fshatin Llapushnik të Komunës së Drenasit, fëmijët e shkollës fillore “Hasan Prishtina” janë ndaluar nga prindërit në vijimin e mësimit pasi po rrezikohen nga autostrada që duhet ta kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë.
Banorët kanë treguar se kanë qenë të detyruar t’i ndalin fëmijët në vijimin e mësimit në shkollën “Hasan Prishtina” për shkak se mbikalimi i rrugës nuk është në funksion, andaj fëmijët detyrohen të kalojnë autostradën.
“Prindërit e gjysmës së fshatit i kanë ndal fëmijët që të mos shkojnë në shkollë për shkak të sigurisë”, thotë një banor për Express.

Lexo edheRruga më e rëndësishme e UÇK-së harrohet nga Skenderaj e Drenasi (FOTO)