back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, përfundon ndërtimi i urës që lidhë dy fshatra

Drenas, përfundon ndërtimi i urës që lidhë dy fshatra

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

 

Në fshatin Shtrubullovë të Komunës së Drenasit, përkatësisht tek lagja e Vermicve, ka përfunduar ndërtimi i ures i cili lidh dy fshatra, përkatësisht tre, Shtrubullovë me fshatin Korroticë e Ulët dhe Zabel i Ulët.

Ndërtimi i kësaj ure ishte në listen e projekteve kapitale për vitin 2016 dhe ndertimi i saj ka qenë shumë i nevojshëm, pasi që në sezonat e të reshurave të shiut, nxënësit e lagjes së Vermicëve rrezikoheshin për të vijuar mësimin në shkollën e Korroticës së Ulët. Vlera e ndërtimit të ures ishte 70 mijë euro, ndërsa është e gjatë 17 metra dhe e gjerë 5.5 metra. Kurse në rrugën që lidhë këto fshatra, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes kompanisë kontraktuese ka hedhur disa kamion me zhavor për të permirësuar këtë rrugë e cila ishte e demtuar herë pas here nga të reshurat.

Të Fundit

Sport

ShowBiz