Drenas, nuk jeton asnjë komunitetet pakicë por marrin 333 vota
BILLI

Lexo edheDrenorit i kërkohet të qëndroj në Lëvizjen VetëVendosje! (FOTO)

Drenasi është komuna e vetme ku nuk jetojnë komunitetet pakicë por në zgjedhjet e djeshme, 333 qytetarë ia kanë besuar votën serbëve, goranëve dhe ashkalive.
PAN-i në këtë komunë ka dal fituese duke marrë 14 mijë e 286 vota ose 77.46 përqind, por sipas Betim Berisha thotë se PDK është dëmtuar nga mos informimi i drejt i qytetarëve me 2000 fletëvotime të pavlefshme.
Megjithatë, ajo që duket më e veçantë në këtë komunë është votimi për komunitetet, pasi është komuna që nuk jetojnë komunitetet jo shumicë.

Lexo edheDrenorit i kërkohet të qëndroj në Lëvizjen VetëVendosje! (FOTO)
Subjekti politik, Jedinstvena Goranska ka marrë 72 vota, Koalicija SDA ka marrë 41 vota, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës 31 vota, Partia e Ashkalinjëve për Integrim 27 vota e kështu me radhë.