back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, njoftim me rëndësi për të papunët dhe të interesuarit për bujqësi...

Drenas, njoftim me rëndësi për të papunët dhe të interesuarit për bujqësi (Foto)

Të ngjajshme

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Tashmë është zyrtare, Dardan Berisha nuk është më beqar....

Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut

Leukemia dhe limfoma janë sëmundje malinje që prekin sistemin...

Ftohen të rinjtë/rejat nga Komunat: Drenas, Mitrovicë, Istog, Podujevë dhe Viti që të aplikojnë për trajnime në njërin nga sektorët përkatës, sipas tabelës së mëposhtme:

IADK  është duke zbatuar  projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”  në komunat: Drenas, Gjilan, Kamenicë, Viti, Podujevë,  Mitrovicë, Rahovec, Pejë, Istog dhe Zubin Potok.  Projekti është dy vjeçar (2018/2019), dhe në vitn e parë aktivitetet do të zbatohen në 5 komuna, ndërsa vitin e dytë në 5 komunat tjera.

Trajnimet për grupet e të rinjve në sektorët e lartcekur do të mbahen në komunat përkatëse si në tabelë, dhe do të jenë nga 10 ditë trajnimi të kombinuara teori-praktik, një vizitë brenda Kosovës, ndërsa pas përfundimit secili nga përfituesit që kanë ndjekur rregullisht trajnimet, do të furnizohen simbolikisht  me pajisje esenciale për punë, varësisht nga veprimtaria e tyre për të cilën janë trajnuar, dhe po ashtu gjatë ditëve të trajnimit do të mbulohen shpenzimet e transportit dhe ushqimit me një shumë simbolike.

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë që:

  • janë të papunë me moshë 18-29 vjeç
  • të kenë nivel të ulët të arsimit apo trajnimit
  • t’u përkasin familjeve që jetojnë në zona rurale
  • të  kenë vullnet për të filluar veprimtarinë e tyre bujqësore
  • të kenë potencial për aktivitete bujqësore (tokë, uji, bagëti etj)

    Aplikacionet mund t’i merrni në drejtoritë për bujqësi në komunat përkatëse, ose online në faqet e internetit:www.iadk.org, ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara po ashtu dorëzohen në komunat përkatëse  deri më 24.02.2018.

    Për ta shkarkuar aplikacionin klikoni këtu

    Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Të Fundit

Sport

ShowBiz