back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, mësuesja e “Rasim Kiçinës” model edhe për shkollat tjera (Foto)

Drenas, mësuesja e “Rasim Kiçinës” model edhe për shkollat tjera (Foto)

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Mësuesja Arbresha Sejda punën e mësuese e konsideron si profesion te shenjt, andaj nuk kurse asgjë nga jeta e saj në realizimin e këtij misioni.

Tash e ca vite ajo është duke edukuar dhe arsimuar breza të tërë, në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Rasim Kiçina” në Drenas.

Pos punës me nxënës të cilën e bën çdo ditë, mësuesja Arbreshë nuk kursen asgjë nga koha e saj e lirë, duke u marrë edhe me projekte të tjera në të mirë të nxënësve dhe shkollës në të cilën kontribuon.

Falë punës se saj te palodhshme, shkolla Rasim Kiçina nga sot e tutje do të ketë një ndër klasat më moderne. Mësusja Arbreshë, sot, arriti ta kurorëzoj njërin ndër sukseset e saj në pranin e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve si dhe stafit të shkollës- njofton drenicapress.info

Si fituese e sivjetme në garën Kosovision Contes për vitin shkollor 2016/17, si dhe bashkëpunimit me prindër dhe staf të shkollës, ajo do t’u ofroj nxënësve kushte bashkëkohore të mësimdhënies.

Në një prononcim për drenicapress.info, mësuesja Arbreshë theksoj se i gjithë qëllimi i këtij projekti ishte që të përmirësoj kushtet në klasën tonë, në mënyrë që të kemi mundësi të aplikojmë mësimin e reformuar të shekullit XXI. Është një kënaqësi dhe emocion i jashtëzakonshëm, kur t’i shohësh nxënësit sesi shikojnë me aq kureshtje vendin se ku do të kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz