back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, mbahet punëtoria për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale...

Drenas, mbahet punëtoria për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale

Të ngjajshme

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin...

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai...

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me GIZ-in gjerman është në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Hartës Zonale të Komunës (HZK).

Me këtë rast, është mbajtur një punëtori me përfaqësues nga të gjitha drejtoritë komunale, përfaqësues të bizneseve, kompani publike, administrator të fshatrave, përfaqësues të kompanive ndërtuese, përfaqësues të religjionit, OJQ-ve dhe profesionisteve, ndërsa ne këtë punëtori po marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti për PZHK-në dhe HZK-në është duke u financuar nga Ministria e Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim me të zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim  (GIZ).

Këtij takimi për disa orë i është bashkëngjitur edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ka përshëndetur këtë takim dhe ka vlerësuar se hartimi i këtyre dy dokumenteve do të jenë shumë të rëndësishme për Drenasin për zhvillimin ekonomik ne të gjitha fushat. “Falënderoj mbështetësin e këtij projekti, GIZ-in i cili po ndihmon në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale, dokumente këto të cilat do të jenë për një zhvillim të qëndrueshëm për Komunën e Drenasit, falënderoj edhe grupin punues dhe shpresoj që do të japin kontributin e tyre sa me të mirë për të pasur këto dy dokumente sa me të përshtatshme për ambientin e Drenasit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ne punëtorin e organizuar nga GIZ-i është diskutuar gjendja ekzistuese për të gjitha fushat sektoriale në komunë, si dhe është hartuar analiza e përparësive, mangësive, mundësive dhe rreziqeve (SWOT analiza) me të gjithë pjesëmarrësit. Ne këtë punëtori po ashtu është hartuar edhe Vizioni i Komunës së Drenasit, qëllimi dhe objektivat që shërbejnë si udhërrëfyes për arritjen e vizionit të planit. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz