back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës

Drenas, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës

Të ngjajshme

Shëndetësia publike: 1 mijë specialistë do të mbeten pa punë?

Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv është profili që...

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Përballja sy me sy e Dolces dhe Edit – shpërthen debati mes tyre

Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj...

Sasa – Dolces: Të doli fytyra e vërtetë kush je

Sasa i ka reaguar ashpër Dolces për sjelljen e...

Tërmeti në Kosovë, shqetësim ndërtimet e një dekade pas luftës

Një tërmet i lehtë 3.1 shkallë ka goditur Kosovën...

Është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Drenasit, e thirrur nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ndërsa merrnin pjesë, kryetari Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, mediave dhe qytetarë.

Për rend dite ishin 5 pika të cilat janë miratuar sipas renditjes. Pas shqyrtimit të propozim vendimit për aprovimin e rishikimit të buxhetit të Komunës për vitin 2017, është miratuar me ndryshime pas propozimeve të dala nga anëtarët e Kuvendit, po ashtu me ndryshime pas propozimeve të anëtarëve të Kuvendit është miratuar edhe propozim vendimi për rialokimin e mjetëve nga kategoria ekonomike të shpenzimeve, mallra dhe shërbime (fondi burimor 10).

Me ndryshime është votuar edhe pika e tretë e rendit të ditës, propozim vendimi për ridestinimin e mjeteve financiare nga mbetjet e projekteve kapitale. Ndërsa unanimisht janë votuar dy pikat e fundit të rendit të ditës, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave në emër të Komunës dhe të sipërmarrjes për mirëmbajtjen e pyjeve “Koritnik” e të cilave janë në territorin e Komunës së Drenasit dhe propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm dhe fillimin e procedurës për shpronësimin e pjesëve të ngastrave kadastrale ne zonën kadastrale Drenas, Shtrubullovë dhe Çikatovë e Re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz