BallinaRegjionaleDrenasDrenas, kontaktoni këta numra nesë jeni blloku nga bora

Drenas, kontaktoni këta numra nesë jeni blloku nga bora

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes një komunikate për media ka njoftuar mbrëmë se të gjitha rrugët e Drenasit janë të kalueshme, pas reshjeve të borës.

Drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi ka thënë se kompanitë e kontraktuara se bashku me organin mbikëqyrës gjatë gjithë kohës do të jenë ne terren për të bërë pastrimin e rrugëve.

Bora e cila po vazhdon të bie ka vështirësuar trafikun në të gjitha rrugët, ndaj kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes në përshtatjen e shpejtësisë.

Edhe një herë ju njoftojmë se;

Në loton e parë Operatori Ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, që mund ta kontaktoni në këtë numër për kërkesat emergjente, 049 978 949.

Ndërsa loton e dytë është Operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk), Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari, me këtë numër të telefonit 049 978 948.

Drejtoresha e DSHPE –së , Lumnije Krapi fton dhe njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me Operatorët Ekonomik të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës dhe kërkojmë të jenë të mirëkuptueshëm gjatë kësaj sezone.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz