back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, konfiskohen produkte me afat të skaduar

Drenas, konfiskohen produkte me afat të skaduar

Të ngjajshme

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit gjatë inspektimit në dyqane, ka konfiskuar një sasi të produkteve ushqimore që kanë qenë me afat të skaduar. Ky aktivitet është bërë ne prag të festave të fundvitit për mbrojtje të konsumatorit.

Drejtoria e Inspekcionit njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, se për shkak të festave të fundvitit, konform Ligjit për Mbrojte të Konsumatorit ka filluar me aksionin për kontroll të artikujve ushqimor në të gjitha marketet e Komunës sonë. 

Gjatë këtyre ditëve shuma e artikujve të konfiskuar është mbi 500 euro si dhe i është shqiptuar gjobë mandatore prej 500 eurove, njërit pronar i cili ka pasur sasi të konsiderueshme të produkteve me afat të skaduar.

Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se nëse hasin në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë e Inspekcionit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të konsumatorit. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz