Drenas: Kandidatët po kërkojnë vota, nevojtari po kërkon ndihmë

Qytetin e Drenasit e kanë mbuluar reklamat, me kandidatët e partive politike për kryetar të Drenasit.
Aktualisht në Drenas është duke mbizotëruar klima e zgjedhjeve lokale dhe pothuajse çdo qytetarë i saj është duke biseduar rreth kandidatëve potencial të cilët synojnë të marrin epitetin e të parit të vendit.
Fushata zgjedhore është duke u përcjell me premtime nga më të ndryshme. Qytetarë janë duke shikuar plan programet e partive politike si dhe premtimet që po jepen nga kandidatët dhe partitë politike.
Mirëpo, nuk e kanë të gjithë hallin e zgjedhjeve, qytetari nga fotoja më lartë duke se ka një hall më madhor sesa zgjedhjet.
Lexo edheDrenas, kërkesë për monitorim nga OSBE
Ndonëse vendi se ku është vendosur ky nevojtar, në sheshin “Fehmi Lladrovci” është i mbuluar me reklama të kandidatëve, duket se ndihma e vetme të cilit po i vije këtij nevojtari është zemërgjerësia e kalimtarëve të rastit, të cilët po e ndihmojnë atë, me ato pak mundësi sa kanë. /Drenica Press/














