Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar rastin e dëmtimit të objektit të vendosur në qytetin e Drenasit, i cili simbolizonte dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në një konfrimim për Periskopin, Borovci, ka thënë se rasti është regjistruar si dëmtim i pronës dhe për këtë është njoftuar edhe Komuna e Drenasit.
Prokuroria ka vendosur që të hap rastin lidhur me këtë çështje.
“17.02.2018 0ra 23:30 Rasti është cilësuar si Asgjësim apo dëmtim i pronës. Është njoftuar drejtoria përkatëse komunale si dhe prokurori i cili ka rekomanduar hapjen e rastit”, ka deklaruar Borovci për Periskopin.
Dje Republika e Kosovës ka shënuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë, ku janë mbajtur aktivitete të shumta.
Lidhur me këtë rast pat raportuar edhe Gazeta Online Drenicapress.info, ku organet përgjegjëse nuk janë lodhur fare për ta kthyer në gjendjen e mëparshme këtë obelisk, por e kanë larguar për te kontenjerët e mbeturinave!