back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, Isa Xhemajlaj kandidat i Nismës

Drenas, Isa Xhemajlaj kandidat i Nismës

Të ngjajshme

NISMA për Kosovën, dega në Drenas, ka mbajtur sot  tubim me strukturat dhe anëtarët e saj në Drenas, ku edhe është bërë prezantimi i kandidatit të NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, për të parin e Drenasit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 4 Dhjetor 2016.

Sipas këtij subjekti politik,  të pranishëm në këtë tubim ishin edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së NISMA’s.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje anëtarësisë së NISMA’s në Drenas, të punojnë maksimalisht në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj, për të cilin tha se jam mëse i bindur se do t’i sjelli ndryshimë Drenasit.

Krasniqi tha se Isa Xhemajlaj ka pasur rast dhe mundësi të rrëmbehet nga lakmia por asnjëherë nuk e pranoi, duke vazhduar të punojë si njeri i fjalëve të pakëta dhe punës së ndershme. Ai tha se këto zgjedhje janë rrjedhojë e një politike të gabuar të Hashim Thaçit, të cilën e ka kthyer në interes të tij personal dhe për këtë arsye jemi në një gjendje jo të mirë.

“Neve na vie keq që Drenica jeton në një paradoks. Bashkëluftëtaret e Thaçit, janë prapa grilave kurse, kriminel përtej urës e këndej urës janë duke u inkuadruar në Qeveri. A ka më paradoks, ata që kanë sjell lirinë burgosen e ata që kanë qenë kundër lirisë janë të lirë. Rasti më i dhimbshme është rasti i Drenicës 2”, tha Krasniqi.

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj,  është shprehur se këto zgjedhje po vinë pa dëshirën dhe fajin e NISMA’s.

“Ne do dëshironim që në kushte normale të kemi zgjedhje, por fatkeqësisht politika e keqe na ka sjell këtu, ata duhet ta kenë kokën ulur për të bëmat e tyre, ka thënë gjatë fjalimit të tij, kryetari i NISMA’s, Fatmir  Limaj.

Kryetari Limaj tha se Drenasit kjo parti  po ia ofronë një njeri të drejtë dhe punëtor.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajla, ka pohuar se së bashku do të punohet  për një Drenas më ndryshe, për një Drenas, për të cilin është sakrifikuar me gjenerata të tëra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz