back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, drejtoresha e Bujqësisë viziton përfituesit e ftohësve të qumështit

Drenas, drejtoresha e Bujqësisë viziton përfituesit e ftohësve të qumështit

Të ngjajshme

Luka Modriq feston 40-vjetorin, urime speciale nga lojtarët e Kroacisë

Mesfushori i Milanit dhe legjenda e Kroacisë, Luka Modriq,...

Gushti 2025 regjistrohet si gushti i tretë më i nxehtë në nivel global

Gushti i vitit 2025 është regjistruar si gushti i...

Mbi 600 raste të reja me kancer të gjirit gjatë vitit 2024, shtatë prej tyre burra

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të...

Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të, garojnë këta ish-banorë

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit...

Drejtoresha për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit, Anita Abdullahu, me zyrtarë komunal, kanë vizituar përfituesit e ftohësve të qumështit (laktofrizave) të cilët janë subvencionuar nga kjo drejtori.

Kjo vizitë është bërë për arsye të verifikimit nëse përfituesit janë duke përmbajtur rregullave të nënshkruara në kontratë dhe një gjë e tillë do të jetë sistematike. Ditë me parë, DBZH-e ka ndarë ftohësit e qumështit (laktofriza) për 19 fermer të Komunës së Drenasit, ku një ftohës ka arritur vlerën afër 2000 euro.

Njëherit, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, ka inkasuar taks komunale në vlerë prej 156 mijë euro nga bizneset e Drenasit të cilat një pjesë e tyre nuk kishin paguar që nga viti 2002 e deri më tani. Kjo vlerë e inkasimit është bërë ne periudhën  nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit gusht që këto mjete i janë buxhetuar Komunës, që dallon nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar ku ishin inkasuar vetëm 36 mijë euro. Deri në fund të këtij viti kjo vlerë e inkasimit do të rritet në 200 mijë euro.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz